Luana Vjollca sapo zbuloi emisionin e radhës në të cilën do ta shohim në ekranet televizive.
Gjatë ditës së djeshme, Luana Vjollca bëri një postim që ngjalli shumë komentim në rrjetet sociale, pasi moderatorja u duk se i konfirmoi thashethemet për një martesë të mundshme të saj këtë vit.
Për këtë po flitet tash e sa ditë, duke u thënë se Luana do t’i japë fund beqarisë me një martesë me Kreanrin pikërish gjatë 2020.
Mirëpo, kjo ende nuk është konfirmuar siç e menduam!
Luana me anë të atij postimi ka filluar me paralajmërimet për emisionin e ri në të cilin po punon dhe që do të fillojë të shfaqet së shpejti në Top Channel.
Ajo fillimisht postoi një foto në të cilën dukej pyetja: “Gjeni pak kush do martohet këtë vit?”
E më pas ka psotuar videon promovuese të emisionit me emrin “Take me out Albania”, emision ky i cili bashkon shumë çifte nëpër vende të ndryshme të botës, e që tani Luana do ta sjellë edhe në Shqipëri.
Ajo shkruan: “Do te martoheni Ju. Do te gjeni njeriun e endrrave ju , do te prekni endrren , suksesin e famen ju , DO TE JETE VITI JUAJ.. APLIKO TANI ne formatin me te sukseshem dating ne bote !!!! Se shpejti edhe ne Shqiperi.”