Me datën 28, muajin shkurt do të mbahet ‘Swiss Music Awards’ në Gjermani.
Organizatorët, krahas këngëtarëve të tjerë që kanë ftuar aty nuk mungon edhe Loredana Zefi.
Sipas 20 minuten, Loredana do të jetë në qendër të vëmendjes mbrëmjen e 28 shkurtit. ‘Swiss Music Awards’, do të transmetohet me 28 shkurt në Luzern do të moderohet nga komediani Hazel Brugger. ’20 Minuten’, është partner mediatik dhe shoqëron spektaklin muzikor drejtpërdrejtë gjatë mbrëmjes – siç bën SRF në TV, radio dhe internet.
Të gjithë fansat e këngëtarëve mund të votojnë deri me datën 13 shkurt në internet.
Ndryshe, ‘20 minuten’ ka përmendur problemet e Loredanës muaj më parë me ligjin, lidhur me akuzën për vjedhje parash nga një çift zviceran gjë që nuk e lë pa e komentuar pothuajse në secilin artikull ku bëhet fjalë për reperen.