E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Loredana rrëfeu përballjen emocionale që përjetoi pas incidentit të bujshëm mes Jozit dhe Gjestit, duke theksuar se sjellja e Jozi-t atë natë nuk ishte reflektim i tij si person.
“Jozi nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar emocionalisht. Më tha ‘më vjen keq’ dhe më kërkoi të shkoja në studio. E kuptova që nuk ishte vetvetja,” – tha ajo, duke shtuar se skena që pa, veçanërisht momenti me Gjestin, e kishte tronditur.