Loredana Brati, gjysmëfinalistja e “Big Brother VIP Albania 4”, ka zgjedhur të largohet për pak nga vëmendja e mediave dhe është nisur drejt veriut të Shqipërisë.
Teksa marrëdhënia e saj me Jozin është në qendër të spekulimeve, Loredana është parë duke shijuar një ditë të qetë në Bajram Curri, në shoqërinë e askujt tjetër përveç Xenit.
Dyshja kishin ndërtuar një miqësi të ngushtë brenda shtëpisë së “BBVA4”, dhe duket se raporti i tyre ka vazhduar edhe jashtë.
