Lirohet nga bu’rgu aktori Albano Bogdo, zbulohet arsyeja pse ishte arre’stuar
Gjykata e Tiranës ka lënë sot të lirë aktorin e humorit, Albano Bogdo, i cili u arres’tua dy ditë më parë nga policia.
Ndaj aktorit të humorit gjykata vendosi masën e detyrimit të paraqitjes.
Sjellim në vëmendje se ai u arr’estua nga policia, pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë.
Aktori i njohur Albano Bogdo rezulton se ka rënë në prangat e policisë rrugore rreth orës 01:39 të mëngjesit të 22 shkurtit.
Është bërë e ditur se Bogdo po ngiste një makinë “BMW” dhe u ndalua në Bulevardin Bajram Curri.
Ai gjithashtu ka dhënë një deklaratë të shkurtër para organeve:
“Jam njohur me letrën e të drejtave të mia dhe shpjegime do të jap në një fazë tjetër të hetimit. Gjë tjetër nuk kam për të thënë.”