Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

16. Juni 2025

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

16. Juni 2025

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

16. Juni 2025

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

16. Juni 2025

Përparim Rama pret “Shkodrën Elektronike”, publikon video

16. Juni 2025

Jo si modele, Kaderin do ta shohim në tjetër profesion

16. Juni 2025

Shqipëria në samitin e SEECP mbështet Izraelin, kritika për Iranin bërthamor

16. Juni 2025

Dietat përkeqësojnë depresionin

16. Juni 2025

E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë

16. Juni 2025

Një trup perfekt si i Duas, zbulon rutinën e saj

16. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Lihen në burg 3 fëmijët që vranë dhe groposën babanë, çfarë thanë në gjykatë
Rajon

Lihen në burg 3 fëmijët që vranë dhe groposën babanë, çfarë thanë në gjykatë

26. Februar 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Hygerta Metën, 19 vjeç dhe dy vëllezërit e saj Hysen dhe Amarildo Meta, 25 dhe 22 vjeç, të akuzuar për vrasjen dhe fshehjen e trupit të babait të tyre Pëllumb Meta Shënavlash të Durrësit.

Para togave të zeza, djali i madh i familjes, i cili akuzohet nga policia si personi që shkrepin armën ndaj të atit e ka mohuar akuzën.

“Nuk e kam bërë unë vrasjen. Le të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent, kur motra e vogël (Hygerta) ka qëlluar babain. Motra e qëlloi sepse debatonte shumë herë me babain sepse donte ta fejonte”, tha 25-vjeçari.

Ka qenë vajza 19-vjeçare Hygerta Meta që edhe para togave të zeza i është rikthyer versionit fillestar të dhënë para policisë se ishte ajo që e kishte vrarë babanë se ai po e detyronte të fejohej pa dëshirë.

19-vjeçarja Hygerta Meta ka treguar me detaje se si kishte qëlluar mbi të atin që ndodhej i shtrirë në kuzhinën e shtëpisë me armën që Pëllumb meta e mbante në sirtarin e komosë së dhomës së gjumit.

“Të enjten më tha do te vras se e refuzova për herë të dytë fejesën. E dija kur vinte nga puna, kur konsumonte dreken dhe kështu e mendova ta vras. Ishte shtrirë, unë mora armën dhe ai u çua, më pa përballë dhe s’u çudit kur më pa me armë. Më tha “ik andej” dhe unë e qëllova. Isha 2 metër afër kur e qëllova. Arma ishte te sirtari në dhomën e gjumit. Ka pasur dhe kallash vite më parë, por i është ndryshkur. (Duke qeshur) Jam penduar, por është diçka qe s’ka kthim mbrapa”, tregoi 19-vjeçarja.

Ndërkohë, djali i vogël i familjes, 22-vjeçari Amarildo Meta deklaroi se nuk ndodhej në shtëpi ditën e ngjarjes.

Ai tha se nuk kishte marrëdhënie me të atin pasi gjatë kohës që ai ishte në banesë, babai ishte në punë, ndërkohë që kur babai pushonte ai ishte në punë.

“Unë s’di gjë hiç. Nuk kishim kontakte me babin, se unë isha në shtëpi ai ishte në punë, unë në pune ai në shtëpi. Kam qenë në punë, nuk kam parë gjë. E dija që babai kishte konflikte me të gjithë në familje. Babi nuk na dëgjonte për asgjë”, tha Amarildo Meta.

Durres
Share. Facebook
Previous Article4 ushqime që duhet të hani nëse po përpiqeni të humbni peshë
Next Article Melinda ndez skenën, “tërbon” fansat me lëvizje provokuese

Related Posts

Shqipëria në samitin e SEECP mbështet Izraelin, kritika për Iranin bërthamor

16. Juni 2025

Maqedonia e Veriut goditet nga një tërmet

16. Juni 2025

Balona me turistë rrëzohet në Kapadokia, vdes një person

15. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Read More

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

Read More

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

Read More

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.