Në emisionin e natës së ndrrimit të motmoteve, moderatorja e autorja e ‘Prive’, Liberta Spahiu bëri te ditur që sezoni i ri nuk do të moderohet nga ajo.
Tanimë në udhëheqjen e këtij emisioni do ta shohim ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”, këngëtaren Mbresa Hajrullahu.
Burime të “Artistëve shqiptarë” bëjnë të ditur se Liberta do të jetë producente e disa emisioneve ndersa ky projekt i është besuar Mbreses.
Roli i moderatores do të jetë i dyti për Mbresen pasi ajo ka prezantuar suksesshëm sezonin e dytë të ‘Big Talk’ ku ka marrë komplimente të jashtëzakonshme.