Liam Nesson është një ndër aktoret më të preferuar për shqiptarët ku është parë shpesh duke interpretuar role djemsh të vështirë e heronjsh në filma aksioni.
Me dy filmat e tij “Taken” dhe “Taken 2” ishte kritikuar se i hyri në hak imazhit të shqiptarëve përmes portretizimit të tyre si kriminelë. Por aktori Liam Neeson do të përfshihet sërish në një film që vendoset në një kontekst shqiptar, Shkruan Infoline-News.
Prej dy vjetësh emri i tij është lakuar si aktori kryesor në filmin thriller “Charlie Johnson in the Flames”, nën regjinë e Tarik Salehit. Ndonëse ende në fazën e paraproduksionit, ky projekt bazohet në përshtatjen e romanit me po të njëjtin titull të autorit kanadez Michael Ignatieff.
Ky film do ta paraqesë Neesonin tek u qaset intrigave politike si gazetar duke gjurmuar vrasjen e një gruaje shqiptare nga një oficer i ushtrisë serbe.