Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, është shumë aktive me koncerte në nder të përvjetorit të pavarësisë.
Këtë radhë, ajo ishte planifikuar të merrte pjesë në një koncert në Paris, por Leonora Jakupi njoftoi se ky koncert nuk do të mbahet për arsye teknike-organizative.
“Të dashur dëgjues të këngës sime, qe jetoni ne Francë, në koncertin e paraparë të mbahej nesër për nderë të Pavarësisë së Kosovës në Paris, me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem aty për arsye teknike-organizative, uroj te shihemi në festa tjera” është shprehur Jakupi.