Natën e mbrëmshme Leonora Jakupi, ka elektrizuar skenën në “BBVA” me hitin “A vritet pafajësia”.
Në llogarinë e këngëtares kanë ardh mesazhe të shumta për të cilat është shprehur tejet falënderuese.
Duke publikuar dy fotografi nga paraqitja spektakolare shkroi:
“Te dashurit e mij, mbrem ma keni mbushe zemren plot me dashni♥️ ju falenderoj te gjitheve per cdo mesazh e telefonate dhe ju them se ju dua pa fund! Falenderoj shume @topchannelalbania qe me dha mundesin qe permes kenges time te jem ne shtepite e zemrat e cdo shqipetari! Dhe mos harrani se vetem duke qene bashk Shqiperi e Kosove do te jemi me te forte”.