Leonardo DiCaprio po afrohet çdo ditë e më shumë me supermodelen, Gigi Hadid.
Aktori 47-vjeçar, fitues i çmimit “Oscar” po kalon kohë me vajzën e ballinës së “Vogue”, derisa një burim ka deklaruar për revistën “People”, se Leo është i marrosur pas saj, pasi mendon se ajo është tipi i tij.
“Atyre u pëlqen njëri-tjetri dhe janë duke kaluar kohë të mira së bashku”, ka thënë burimi.
“Ajo është tipi i gruas nga i cili ai zakonisht tërhiqet”, ka shtuar burimi.
Leonardo DiCaprio është përfolur shumë ditëve të fundit nga mediat për shkak të lidhjeve të tij të njëpasnjëshme me gra më të reja se 25 vjeç.
Aktori është ndarë së fundmi nga modelja Camila Morrone pas një lidhjeje 4-vjeçare me të.
Ndërkaq Gigi ka qenë në lidhje për një kohë më këngëtarin, Zayn Malik, me të cilin ka një vajzë.