Aktori i njohur i Hollywood, Leonardo DiCaprio ka mohuar se ka qenë në festat e producentit P Diddy, pas publikimit të fotove duke festuar me reperin e arrestuar për trafik sek’sual dhe abuzimeve me vajza minorene.
Një zëdhënës i aktorit 49 vjeçar tha për rrjetin Daily Mail se “ai prej vitesh nuk ka pasur lidhje me Diddy”. Zhvillimi vjen pas publikimit të fotove të festave ku Leonardo shihet me Diddy në një event të vitit 1998 në vilën e këtij të fundit në New York, ku të gjithë janë të veshur me të bardha.
Asokohe 24-vjeçari DiCaprio shihet bashkë me reperin famëkeq të rrethuar nga të tjerë miq të veshur gjithashtu me të bardha.