Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Gjakovë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth ores 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka deklaruar Elezaj