Ledjana Prenga ka shkaktuar shumë diskutime në rrjetet sociale pas një veprimi të papritur. Ajo ka ripostuar një video ku shfaqet kënga e Mevlanit, ish-të dashurit të saj, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e saj.
Ky veprim është interpretuar nga disa si një ngacmim mediatik ndaj Mevlanit, i cili ka vazhduar jetën e tij personale dhe është në pritje të bëhet baba.
Duket se ripostimi i Ledjanës ka ringjallur interesin për marrëdhënien e saj me Mevlanin dhe ka lënë hapur mundësinë për një ribashkim mes tyre.
Ndërkohë, të gjithë presin me kuriozitet zhvillimet e mëtejshme për këtë histori të dikurshme dashurie.