Ish konkurrentja e PërPuthen, Ledjana duket se ka konfirmuar që i ka dhënë fund beqarisë.
Me një story në instagram, ajo shihet me trëndafila të kuq dhe një unazë në gisht, teksa shkruan: Me ty është ndryshe.
Ledjana ka ndarë disa herë postime, ku ka bërë me dije se ka një mashkull në jetën e saj, ama deri tani ka preferuar të mos e bëjë publik identitetin e tij.
