![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Të ftuarit e ditës së sotme në emisionin “Shqipëria Live” komentuan çiftin që mendohet se po krijohet, Ledijana-Mevlani.
Ata duken shumë të afër dhe të gjithë po presin që të dalin së bashku nga ky reality show. Një ditë më parë, Ledijana i bëri një dhuratë shumë të veçantë Mevlanit, ku për herë të parë i tha të dua.
Ndërkohë ditën e sotme, ka reaguar Mevlani, i cili u ka dërguar një mesazh moderatorëve të “Shqipëria Live”, ku u shkruan se e do Ledijanën.
Tashmë fansat po presin të shohin se si do të shkojë historia e tyre e bukur e dashurisë që po nis brenda në “Përputhen”.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)