Mëngjesin e sotëm nuk është parë flamuri serb që prej kohësh valvitej mbi kalanë e Zveçanit.
Nga pamjet e publikuara nga “Jepi zë”, vërehet se flamuri nuk ndodhet më aty.
Siç mund ta shihni në fotografi, ai qëndronte në cep të kalasë prej shumë vitesh e madje edhe dje. Por, sot kalaja ishte pa flamuj.
Ende nuk dihet se kush e ka larguar apo nëse u rrëzua nga kushtet atmosferike, por sidoqoftë kjo ka rënë në sytë e mitrovicasve.