Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në plejof të Ligës së Kombeve pa sulmuesin Vedat Muriqi. Edhe pse Lazio konfirmoi se ai është ftuar nga Kosova dhe është liruar nga klubi, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se lojtari nuk është i gatshëm për ndeshjen e së enjtes ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Informata që ka rrjedhur në faqen zyrtare të Lazios, se futbollisti do të jetë në grumbullim me Kombëtaren edhe pse është një gabim, e konfirmon që gjithçka ishte planifikuar që Muriqi sot të udhëtojë për Kosovë dhe të jetë me ekipin, mirëpo testet e sotme e treguan qartë se gjendja fizike nuk e lejon atë që në asnjë formë të jetë pranë bashkëlojtarëve të ekipit Kombëtar”, thuhet në njoftim të FFK-së.