Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë me një deklaratë të fortë, duke i cilësuar të rreme lajmet se ai është në bisedime paqeje me Iranin.
Përmes një postimi në rrjete sociale Trump ka thënë se nuk është duke folur me Iranin, “në asnjë mënyrë, a formë”.
Tutje ai ka shtuar se nëse Irani do të flasë, e di si ta kontaktojë.
“Nuk e kam kontaktuar Iranin për ‘Bisedime Paqeje’ në asnjë mënyrë apo formë. Ky është thjesht një LAJM TËRËSISHT I SAJUAR DHE I RREMË! Nëse duan të flasin, e dinë se si të më kontaktojnë. Duhej ta kishin pranuar marrëveshjen që ishte në tryezë – do të kishin shpëtuar shumë jetë!!!”ka thënë Trump