Aktori Çun Lajçi ka zgjedhur sot të shkruaj në rrjete sociale për kryeministrin e vendit Albin Kurtin, ndaj të cilit ka renditur një ‘mal’ me kritika, por edhe me disa këshilla.
“Thirri mendjës! Mos e dëshpëro, popullin se të duhet nësër. Mos e humb besimin që ta dha se zor se t’këthehet prap!Vetëm Muhamedi a.s, e Jezusi, ishin t’pafajshëm! Ti nuk je, sa do që fajeve u ke ikë e lakmia nuk t’ka krymbë, si ata që po t’thonë: Ti budalla i shtëpisë se budallëve!
Qielli asht i të gjithve o Albin! Sa do që t’përlloqun të dukën, ti duhesh me ua marrë mendimin edhe atyne që po gjuejnë gurë mbi samarin tand, se vetëm nuk ndahet e drejta, sa do i drejtë t’jeshë!”, ka shkruar ndër të tjera ai në facebook.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Albin, ma nuk t’shkruej!
Dje t’shkrova, por ti s’ke kohë për letra se nuk ke kohë për gjumë e s’ke me pasë deri sa të ngulet huni e t’lidhen dy pej, që shkojnë: Ibrit përpjetë njeni e tjetri luginës tëposhtë kah rrjedhë Drini. Ti, n’qofsh i Yni e n’paç mend, nuk e lidhë as nuk e këputë pa t’thanë Amerika!
Zgjidh pra para se të këputët, se ma nuk lidhet!
Kan me t’mallkua, e din ti, por kur je hipë n’maje t’plehut e je kokorisë, atëherë duroi thupërat. Kaçaroten kemi me ta pre e samarin kemi me ta thye. Kalin jo, se i tutemi shkelmit!
Thirri mendjës! Mos e dëshpëro, popullin se të duhet nësër. Mos e humb besimin që ta dha se zor se t’këthehet prap!
Vetëm Muhamedi a.s, e Jezusi, ishin t’pafajshëm!
Ti nuk je, sa do që fajeve u ke ikë e lakmia nuk t’ka krymbë, si ata që po t’thonë: Ti budalla i shtëpisë se budallëve!
Qielli asht i të gjithve o Albin! Sa do që t’përlloqun të dukën, ti duhesh me ua marrë mendimin edhe atyne që po gjuejnë gurë mbi samarin tand, se vetëm nuk ndahet e drejta, sa do i drejtë t’jeshë!
Pyete njenin e tjetrin, (mos u le shkas me folë nesër) për me mujtë m’u ndie i sigurt, i qetë kur ta ngulish hunin e kur ta lidhësh penin, (se ke me ngulë e ke me lidhë!)
Kosova s’asht zyrja jote! As grupi Parlamentar i VV-së! Asht mal e mali ka gjithçka!
Nuk ndahesh me Serbinë pa Amerikën! Dhe, sa do t’krymbun fajesh t’jenë opozitarët,(e janë), thirri e merre pëlqimin e mendimin e tyne, nëse nuk don me qenë i anatemuem deri n’vdekje, se plani për Zajednicën asht krymbi i brejtjes se Shtetsisë!
Zhveshu prej egos e krenarisë se teprueme!
Ma kollaj e ke, me i përbi shamjet, mbasi ta keshë marrë mendimin e Opozitës e Amerikës që po t’vjen mbrapa!
Ajo i ndihmoi ushtarët tonë e na shpëtoi nga shfarosja, mos e përbuz, se ajo asht fati yt dhe i popullit tand!
Ma nuk t’shkruej!