Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar sërish ndaj zhvillimeve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij për një nga banorët aktualë – aktorin Laert Vasili.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Stresi ka ndarë një video-intervistë të realizuar disa vite më parë, ku Laerti deklaron se është me origjinë greke.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagim të fortë nga ana e reperit, i cili nuk ka kursyer kritikat.
“Nuk ke faj ti, por ata që të votojnë”, shkroi ndër të tjera Stresi, duke e shoqëruar postimin me tone të ashpra ndaj aktorit.
