Laert Vasili shpallet zyrtarisht finalisti i dytë i Big Brother VIP në këtë edicion të katërt. Pas një televotimi të hapur të shtunën e kaluar, mes Eglit dhe Laertit, publiku ka vendosur duke kaluar aktorin në finale.

Secili prej tyre, në këtë pikë të lojës pa pasur meritat e veta. Mirëpo, plusi i Laertit është raporti me Rozanën. Dyshja kanë ditur shumë mirë që nga fillimi i këtij programi të luajnë me njëri-tjetrin.
Herë-herë edhe duke gënjyer për raportin e tyre, duke u shtirur sikur nuk njiheshin. Unë mendoj se ka qenë totalisht e qëllimshme, duke tentuar të çojnë njëri tjetrin në finale përmes dinamikave që krijuan së bashku” tha opinionisti Arbër Hajdari.