Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherë dhe këngëtar, Labinot Tahiri ka bërë një shaka pas deklaratave të fundit të ministrit të Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla. Përmes një video duke lundruar me anije, Tahiri në Facbook ka ironizuar me patrullimin në Liqenin e Ujmanit.
“Qetu dola pak në patrullim kah Ujmani, gjithçka po duket në rregull”, ka shkruar Tahiri, duke sqaruar më poshtë se po bën shaka, meqë ndodhet në Dubrovnik.
Ndryshe, së fundmi ministri Sveçla njoftoi se Policia e Kosovës ka filluar me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.
“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullim.