Një nga basketbollistët më të mirë në histori të ligës më të fortë të basketbollit, NBA, Kobe Bryant, raportohet se ka vdekur pas rrëzimit të një helikopteri.
Në Twitter tashmë ka filluar të qarkullojë edhe një foto e helikopterit të rrëzuar, derisa aty shihet edhe tym në prapavijë, përcjellë Gazeta Olle.
Ndërkaq, Departamenti i Zjarrëfikësve në Los Anxhelos ka konfirmuar se kanë vdekur të paktën pesë persona nga aksidenti.
Bryant, 41 vjeçar, njihet si një nga basketbollistët më të mirë në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Në karrierën e tij, Bryant ka fituar 5 herë ligën NBA, ndërsa ka qenë MVP në dy finale të PLAY OFF-it.
Gjithashtu, tashmë ish-legjendat i basketbollit numëron edhe dhjetëra tituj të tjerë si personal ashtu edhe ekipor.
E loja e tij e fundit ishte kundër Utah Jazz. Të gjithë prisnin nga Kobe që të kishte një paraqitje të mirë, për moshën që e kishte nuk priteshin shumë pikë. Por Bryant arriti të surprizonte të gjithë edhe një herë të fundit.
Ai shënoi hic më pak se 60 pikë në fitoren dramatike të ekipit të tij Lakers, klub në të cilin luajti gjatë gjithë karrierës si profesionist.
Shikoni më poshtë pamjen dhe spektaklin që dhuroi Bryant në këtë ndeshje: