Ngrënia e kivit një orë para gjumit ndihmon në luftimin e pagjumësisë, kanë zbuluar studiuesit.
Ky frut është i pasur me lëndë ushqyese dhe ka vetëm 42 kalori. Efektet e kivit shpesh i atribuohen serotoninës, një neurotransmetues i trurit që duket se ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit.
Kivi përmban nivele të larta të serotoninës në përbërjen e tij, e cila mund të ndihmojë në rregullimin dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit. Hulumtimet kanë treguar se kur konsumojmë 2 kivi një orë para gjumit përmirësojmë cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit.
Konkretisht, në një studim 4-javor, 24 të rritur konsumuan dy kivi një orë para se të shkonin në shtrat çdo natë. Në fund të studimit, pjesëmarrësit ranë në gjumë 42% më shpejt se kur nuk hëngrën asgjë para gjumit. Për më tepër, aftësia e tyre për të fjetur gjatë natës pa u zgjuar u përmirësua me 5%, ndërsa koha totale e tyre e gjumit u rrit me 13%.