Si pasojë e një zjarri që shpërtheu në mesnatë në lagjen Kalabria të Prishtinës, janë djegur tri vetura
Ky zjarr ndodhi në afërsi të kompleksit “Blerti” në lagjen Kalabria të Prishtinës.
Insajderi ka mësuar se një nga veturat e djegura është edhe ajo e zyrtarit të ATK-së, Ekrem Hysenaj.
Malë Gashi, nga zjarrfikësit e Prishtinës, ka treguar se si pasojë e zjarrit, tymi kishte depërtuar edhe brenda banesave dhe kishte krijuar panik te qytetarët.
30 prej tyre, ai tha se i kanë evakuuar dhe u është ofruar ndihma tek Urgjenca Mjekësore.