Një aksident tragjik ka ndodhur ditë më parë në fshatin Mushtishtë të Suharekës, ku një burrë humbi jetën si pasojë e një lëndimi të rëndë trupor në vendin e punës.
Punëtori që humbi jetën është Agim Ramadani, 49-vjeçar nga fshati Sallagrazhdë. I ndjeri ka rënë nga lartësia në tokë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Fillimisht ai ishte në gjendje të vetëdijshme dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit nga ekipi emergjent i QKMF Suharekë.
Por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë, më 23 qershor 2025, rreth orës 22:00, Ramadani ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm në Prishtinë.
Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.