Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin Vilë-Boshtovë. Mësohet se babai dhe dy djemtë e tij të mitur janë mbytur në det.
Shërbimet Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi 50-vjeç,Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).