Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 persona të shëruar nga koronavirusi në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një postimi në Facebook.
“ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar 196 raste të reja me COVID-19.