Temperaturat minimale parashihen të lëvizin mes 5-7 gradë celsius
Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të ngjashme meteorologjike. Kjo situatë vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Si rezultat i amplitudave në fushat termike, gjatë orëve të para të ditës do të ketë kushte për krijimin e mjegullës së radiacionit apo rrezatimit tokësor.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)