Një i burgosur i moshës 29-vjeçare i ka dhënë fund jetës së tij mbrëmë në Burgun e Dubravës. Mësohet se viktima është Valdrin Hajra nga Mitrovica.
I ndjeri ka qenë i dënuar në Burgun e Dubravës që nga viti 2017 me dy vite burgim për një vepër penale, gjithashtu edhe për një vepër tjetër penale me plus 2 vite të tjera.
LEXO EDHE:
Zemaj, Bajrami e Reçica ia shtojnë vetës edhe nga një pagë
Po ashtu, Hajra ka pasur procedura tjera gjyqësore të hapura për vepra tjera penale, që do të kishte mundësi t’i vazhdohej burgimi.
Ndërkaq, sipas njoftimit të SHKK-së, i ndjeri ka pasë probleme shëndetësore të natyrës mendore ku është trajtuar nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.