Çifti Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi nuk po gjejnë qetësi në “BBV”. Ata kanë debatuar sërish gjatë mbrëmjes dhe duket se nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët në marrëdhënien e tyre.
Sara: Nuk dua ta rregulloj nëse do t’i ta rregullosh, lufto. Nuk ma ndjen. Si ndihesh kur dikush të thotë mos bëj diçka dhe ti e bën?
Bardhi: Ti bën kështu sepse do përkushtim, por zinxhiri i lidhjes mbahet në dy anët. Nëse s’do ta vazhdosh, më thuaj jo.
Sara: Unë jam impulsive dhe kur jam e tillë nuk kam takt dhe ky defekt i imi nuk është më sekret dhe po përpiqem ta rregulloj.
Por ka njerëz që më nxjerrin nga vetja dhe përgjithësisht këtë e bëjnë njerëzit të cilët unë ose i dua ose kam pritshmëri.
Në momentin që unë kam pritshmëri dhe tjetri m’i thyen, non-stop sidomos për gjëra të vogla, prekem shumë, mërzitem dhe çmendem dyfish dhe dal nga vetja dyfish.