Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të veçantë për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca mbahet në orën 09:00, shkruan infoline-news.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë fjalë rasti në ceremoninë e parakalimit të Ushtrisë, që do të mbahet në ora 12:00.
Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti. /Infoline-News/