Pas disa javësh nga eliminimi i saj nga Big Brother VIP Kosova, këngëtarja Monika Salihu ka ndarë ndjenjat e saj të zhgënjimit në lidhje me respektimin e riteve të saj fetare brenda shtëpisë. E folur hapur për këtë çështje, ajo ka rrëfyer në “Studio A” se përpara hyrjes në program kishte një kërkesë të qartë dhe të rëndësishme për të.
“Kushti im numër një ka qenë praktikimi i Namazit”, është shprehur Monika. Ajo tregon se ka diskutuar këtë kërkesë me ekipin e produksionit dhe kishte shpresuar që këto momente intime dhe personale të besimit të saj të mos transmetoheshin për publikun
“Nuk është trajtuar saktësisht siç kam dëshiruar. Ka pasur herë kur më ka penguar mospastrimi i lavanderisë apo të tjera hapësira të përdorshme për namaz. Edhe pse kuptoj se stafi ka qenë i zënë, kërkesa ime ka qenë për t’u mos u transmetuar në kamera momenti i faljes, pasi nuk e bëj për publik po për Zotin. Mendoj se do të më duhej repektuar më shumë kjo pjesë”.