Finalja e madhe e Eurovision 2025 në Bazel u drejtua nga tri prezantuese, mes tyre Sandra Studer – një emër i njohur për ndjekësit e këtij festivali.
Sot 56 vjeçe, Studer është jo vetëm prezantuese televizive, por edhe këngëtare që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision në vitin 1991 me këngën “Canzone Per Te”.
Nën emrin artistik Sandra Simo, ajo u rendit në vendin e pestë pas një performance të suksesshme në italisht, shkruan DailyMail.

Pas pjesëmarrjes si këngëtare, Sandra u rikthye në skenën e Eurovisionit si zëdhënëse dhe komentatore në 1994 dhe më pas ndërtoi një karrierë të gjatë në televizion dhe teatër.