Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

MrBeast thyen rekord të ri botëror, kaq abonentë i arriti në Youtube

4. June 2025

Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

“Lule a therrë”- Santiana provokon keq me këtë veshje

4. June 2025

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

4. June 2025

Don Xhoni ia plotëson dëshirën të moshuarës, e shëtiti me Lamborghini

4. June 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Botë»Kush është grupi IS-K dhe përse sulmoi Rusinë
Botë

Kush është grupi IS-K dhe përse sulmoi Rusinë

26. March 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Përkundër përpjekjeve të presidentit Vladimir Putin dhe mediave të kontrolluara nga Rusia që fajin për sulmin e së premtes t’ia lënë Ukrainës, janë publikuar edhe më shumë detaje për grupin xhihadist IS-K që ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e 137 personave në një sallë koncertesh në Moskë, raporton BBC

Kush apo çfarë është IS-K?

IS-K është shkurtesë për “Islamic State-Khorasan” – grup rajonal i ISIS-it, organizatë terroriste.

Grupi është i përqendruar në Afganistan, Iran, Pakistan dhe në Azinë Qendrore, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Grupi ka marrë emrin Khorasan për shkak të pjesës historike të Kalifatit Islamik që shtrihej në këtë rajon.

IS-K operon në nëntë vjetët e fundit, mirëpo në muajt e fundit është cilësuar si grupi më i rrezikshëm i ISIS-it.

IS-K synon të zgjerojë kalifatin islamik me interpretim të ashpër të Sheriatit.

Në Afganistan ka kryer sulme sporadike, por kanë qenë vdekjeprurëse kundër Talebanëve që kundërshtojnë ideologjinë e grupit.

Kush ishin sulmuesit në Moskë?

Sipas mediave shtetërore të Rusisë, katër personat e arrestuar dhe të akuzuar për sulmin, janë nga Taxhikistani, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Ishte e dukshme se ata janë keqtrajtuar për shkak të mavijosjeve dhe të nxirave nëpër fytyrë gjatë paraqitjes në gjykatë të hënën.

Përse Rusia ishte caku?

Ka disa arsye.

IS-K e sheh pothuajse krejt botën si armik. Rusia është shumë lart në këtë listë, së bashku me SHBA-në, Evropën, Izraeli, hebrenjtë, të krishterët, myslimanët shiit dhe talebanët.

Armiqësia e ISIS-it me Rusinë ka nisur me luftërat çeçene në vitet ’90 dhe në fillim të viteve 2000 kur forcat e Moskës shkatërruan kryeqytetin çeçen Groznyn.

Edhe në vitet e fundit, Rusia është përfshirë në luftën civile të Sirisë, duke ndihmuar presidentin Bashar al-Assad dhe forcat ajrore kanë kryer sulme ajrore duke vrarë qindra militantë të ISIS-it.

Në Afganistan, IS-K e cilëson Rusinë si aleate të talebanëve dhe për këtë arsye sulmoi ambasadën ruse në Kabul gjatë vitit 2022.

129

IS-k
Share. Facebook
Previous Article“Sot ti më ke vrarë”- Ilnisa Agolli e zhgënjyer nga Meriton Mjekiqi
Next Article Blerando shfaqet me Alaudinin: Me djalin e halles

Related Posts

10 vjet burgim për tradhti ndaj ShBA-së, Lirim Sylejmani u stërvit dhe luftoi me ISIS-in

3. June 2025

Përmbyset kamioni me 250 milionë bletë, bëhet thirrje për kujdes

31. May 2025

Panik në ajër: Pasagjeri përpiqet të hapë derën, aeroplani bën ulje emergjente

27. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

Read More

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

Read More

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

Read More

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.