Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila, në fjalën e saj para deputetëve ka thënë se taksa e vendosur vitin e kaluar , ka shkaktar efekte negative, atë të ekonomisë, atë të integrimit dhe efekt negativ kushtetues.
Kusari Lila theksoi tutje se taksa dhe vendosja e saj nuk është menaxhuar sic duhet dhe rrjedhimisht prej saj Kosova në vitin 2019 ka pasur njëri nga vitet më të vështira si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë diplomatik, duke shënuar kështu numrin e disa prej çnohjeve që i erdhën vendin, e ngecje në anëtarësim në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar si Interpol-i.
“Sot duhet ta analizojmë se si erdhëm deri te taksa. Te ajo erdhëm si rrjedhojë e mos mundësisë të qeverisë Haradinaj për të udhëhequr dialogun, dhe zhvendosjen në mënyrë të paligjshme të tij në duart e presidentit. Do të thotë e patëm shtetin të ndarë në gjysmë në qeverinë dhe presidencës. Doganat jo që raportuar për shtim të eksportit, por u rrit importi nga vendeve si Bullgaria dhe Kroacia, të cilat vetëm kanë zënë vendin e produkteve serbe. Çmimet e konsumit u rriten dhe inflacioni ka shënuar normat më të larta të rritjes në vitin 2019”, theksoi Kusari Lila.
Sipas saj gjatë kësaj kohe prodhuesi vendor jo që nuk është ndihmuar por se atij i janë vështirësuar punët, shkaku i importimit të lëndës së parë dhe ambalazheve.
Kusari Lila ka theksuar se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më keq se sa në vitin 2019 dhe atë në shumë segmente.
“Në aspektin diplomatik në vitin 2019 Kosova ka qenë më së keqi, dështimi për anëtarësim në Interpol dhe organizata tjera, sot kosovaret janë padrejtësisht më të izoluarit në botë .Taksa po i kushton me çdo gjë, kemi vendosur në rrezik partneritetin me aleatët perëndimor”, nënvizoj ajo.