Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për aplikim në studimet e akademisë ushtarake në Kosovës.
Gjithashtu, në akademitë e shteteve partnere si në Turqi, Kroaci, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
“Bëhuni pjesë e forcës që mbron dhe i shërben Kosovës sonë të dashur! Thirrja është e hapur deri më 16 qershor. Ju ftoj të plotësoni formularin e aplikimit këtu: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply”, ka shkruar Kurti në Facebook.