![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Me këtë rast, Kurti e ka quajtur Prekazin kryeqytet të qëndresë dhe kryengritjes së shqiptarëve.
“Sot erdhëm në Prekaz në kryeqytetin e kryengritjes e qendrës së popullit tonë”.
“Gjithsej 59 persona që luftuan dhe sakrifikuan në një ngjarje të jashtëzakonshme e cila sot njihet si epope e UÇK-së. I kujtojmë sot me shumë mall”.
Gjatë ditës nën organizimin e Qeverisë së Kosovës janë paraparë një varg aktivitetesh.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Osmani dhe Kurti do të vendosin kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Nën kujdesin e kryetares Vjosa Osmanit, mbahet seancë solemne në ora 11:00.
Kurse kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës nga ora 12:00.
Nga ora 13:00 është planifikuar që të bëhet prezantimi i pamjes së re të Obeliskut NEWBORN, ku do të marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.
Duke filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi.
Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet./eo/