Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

MrBeast thyen rekord të ri botëror, kaq abonentë i arriti në Youtube

4. June 2025

Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

“Lule a therrë”- Santiana provokon keq me këtë veshje

4. June 2025

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

4. June 2025

Don Xhoni ia plotëson dëshirën të moshuarës, e shëtiti me Lamborghini

4. June 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lajme»Kurti në Shkodër, viziton kompozitorin e “Xhamadani vija vija”
Lajme

Kurti në Shkodër, viziton kompozitorin e “Xhamadani vija vija”

10. August 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Kryeministri Albin Kurti, ka shkuar në Shkup, ku me ç’rast kompozitori i këngës “Xhamadani vija vija” Zef Çoba, e ka pritur në shtëpinë e tij.

Shefi i qeverisë kosovare, artistin e vlerësoi si “mjeshtër të madh”, për të cilin tha se ka kontribuar në mozaikun e këngëve aq të dashura shkodrane, por edhe ka kompozuar simfoni e himne bashkëkohore kombëtare.

“Mjeshtri i madh Zef Çoba, jo vetëm që ka kontribuar në mozaikun e këngëve aq të dashura shkodrane, por edhe ka kompozuar simfoni e himne bashkëkohore kombëtare. Të tilla janë ‘Xhamadani Vija-Vija’ si dhe kënga ‘Atdheut’, e cila vjen si një urim vëllazëror i Shkodrës për Kosovën në vitin 2009, me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e që reciton edhe vargje të Gjergj Fishtës: ‘Zoti n’qiell e na mbi tokë, me gjithken’ vllazën e shokë’”, shkroi Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se në shtëpinë-studion e Çobës është kënaqësi të dëgjosh edhe për ndërthurjen e këngëve mes Kosovës e Shqipërisë.

“Në shtëpinë-studio të tij, mes udhëtimeve në kujtesën e historive, të përvojave e përjetimeve, kënaqësi të dëgjosh edhe për ndërthurjen e këngëve mes Kosovës e Shqipërisë, si në rastin mes Gjakovës e Shkodrës, të cilat jo pak herë miqësisht kanë mospajtime mbi autorësinë se ku përkasin disa këngë të caktuara”, shkroi shefi i qeverisë.

“E ky ishte çasti i duhur që të flasim për hekurudhën Prishtinë-Durrës në zemër të së cilës do të ishte segmenti Gjakovë-Shkodër. T’i bashkojë këto dy qytete emblematike të kombit tonë edhe më shumë sesa këngët, e t’i shijojnë më shpejt e më afër njëra-tjetrës pasuritë e mëdha kulturore-artistike si dhe vlerat kombëtare e historike që të dyja i bartin”, shtoi 49-vjeçari në Facebook.

Njeriu i cili mbi supe e ka udhëheqjen e qeverisë, tha se Shkodra është një qytet që e inkurajon dhe inspiron artistin.

“Gjuha e kultura, traditat e moçme dhe pasuritë natyrore, janë përbërës që formësojnë veprat artistike e që frymojnë edhe përmes muzikës”, shtoi Kurti.

222

Albin Kurti
Share. Facebook
Previous ArticleEfi në zi, humb gjyshin e saj
Next Article Pas Rashicës e Muçit edhe Vedat Muriqi te Besiktashi

Related Posts

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

Agim Bahtiri shkakton të qeshura, propozon prerjen e një Kurbani për t’u “kthjellë” opozita

4. June 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

Read More

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

Read More

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

Read More

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.