Kryeministri i vendit, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur, kreut të Nismës Fatmir Limajt, i cili tha se i ka ndryshuar qëndrimet për taksën.
Kurti duke folur në seancën që po diskutohet për heqjen e taksës, tha se në mesin e tyre nuk gjendet Serbia, derisa përmendi vendimet e fundit që ka marrë Qeveria, përcjell lajmi.net.
Për heqjen e taksës Kurti ka thënë se nga 15 marsi deri me 1 prill do të shohin si përgjigjet Serbia, ndajë fushatës ndaj njohjeve dhe barriera tregtare.
“Ne nuk e kemi Serbin në programin e pikave të ditës të agjendave tona, ose gjithë bashkë kur mblidhemi aty nuk e gjeni Serbin, e gjeni fillimin e vetingut, përgjysmimin e pagave të kabinetit, shkarkimin e bordeve, këto i gjeni, nuk e gjeni Serbin ne mesin tonë. Unë e kam marr detyrën por nuk shkoj me 10 ose 12 burra në Bruksel, i dëgjoj të gjithë miqtë, flas e bashkëpunojë më ta, por në fund qeveria është e këtij vendi i përgjigjet këtij populli. Dhe unë kur po them o krejt o hiq dhe tash ose kurrë, plani është që ke qëllime e ke parime. Kot ke parime e koncept pa stragjedi e taktikë, e prandaj edhe ndoshta ju ra qeveria. Unë po e them prapë tarifën për lëndën e parë ne e heqim si shpërehej të vullnetit të mirë nga ana jonë, mirëpo nga 15 marsi deri me 1 prill do të shohim si përgjigjet Serbia, e para është fushata e pandershëm e Serbisë ndaj njohjeve dhe e dyta është barriera tregtare”, ka thënë Kurti.