Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak minutash i është drejtuar qytetarëve me anë të një konference për media, ku ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti, sërish ka refuzuar takimin me të.
Presidenti ka përmendur herën e kaluar kur Kurti pasi kishte konfirmuar takimin e kishte anuluar. Më pas Thaçi tha se zhvillimet e fundit janë më dramatiket në 20 vitet e fundit. Sipas tij, Kosova nuk është pronë e një individi por e të gjithë qytetarëve.
“Edhe pse kryeministri Kurti e kishte konfirmuar pjesëmarrjen, pesë minuta para takimit e ka anuluar, por përsëri në shërbim të kushtetutes edhe dje e kam ftuar që të takohemi dhe të bisedojmë për zhvillimet e reja, dramatike dhe shqetësuese për gjithë qytetarët, më dramatike në 20 vitet e fundit”, tha Thaçi.
“Edhe sot kishte refuzim në tri oraret”, tha presidenti, duke konfirmuar se Kurti as sot s’do t’i shkojë në takim.
Shtoi se do të ishte në interes që të gjithë të shpenzojnë energji për unitet dhe përafrim.
“Kosova nuk është pronë e një individi apo grupi është atdhe i gjithë qytetarëve të saj”, tha Thaçi më tej.
Më tej kërkoi sërish takimim me Kurtin.
“Shpresoj që do të gjejë kohë kryeministri për t’u takuar”, tha Thaçi. /gs/