Kur do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale në Champions League?
Është hedhur shortit për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. Finalja e vitit të kaluar, mes Bayernit dhe PSG-së, do të përsëritet në çerekfinale
Super ndeshja tjetër do të zhvillohet në mes të Real Madridit dhe Liverpoolit. Sot, gjithashtu janë mësuar edhe përballjet e mundshme në gjysmëfinale. Fituesi i duelit mes Bayernit dhe PSG-së do të përballen me Manchester Cityn ose Borussia Dortmundin.
Fituesi mes Real Madridit dhe Liverpoolit, do te përballet në gjysmëfinale me fituesin mes Chelseat dhe Portos. Ndeshjet e para në çerekfinale do të zhvillohen me 6 dhe 7 prill, derisa ato të kthimit me 13 dhe 14 prill.
Ndërsa ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me 27 dhe 28 prill dhe ato të kthimit me 4 dhe 5 maj. Finalja e madhe do të luhet në Stamboll me 29 maj.