Këngëtari i njohur kosovar, Butrint Imeri ka lansuar dje projektin e tij më të ri të titulluar “Princesa”, raporton Sinjali.
Butrinti pas hiteve “Psikopat” dhe “Tu Menu”, vjen me “Princesa” që tashmë brenda 20 orëve nga publikimi ka kapur një shifër prej 300 mijë shikimeve.
Teksti i kësaj kënge u shkrua nga Butrint Imeri në bashkëpunim me Bim Bima, ndërkaq orkestrimi i këngës u bë nga Big Beng.