Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Ku ndryshon duhani me ngrohje nga cigaret elektronike dhe ato klasike?
Ballina

Ku ndryshon duhani me ngrohje nga cigaret elektronike dhe ato klasike?

1. April 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

A e keni pyetur veten apo miqtë tek i shihni të përdorin disa produkte alternative duhani se ku qëndron ndryshimi i tyre prej cigareve klasike që jemi mësuar të shohim gjithnjë? Besojmë se përgjigjja e parë lidhet me emërtimin, ju mund të keni dëgjuar terma si duhan pa djegie, duhan me ngrohje apo pajisje që ngrohin fije duhani. Produkte këto që në thelb kanë ngrohjen e duhanit për të krijuar një aerosol që thithet nga përdoruesi.

Për t’i dhënë drejtim kuriozitetit që rrethon kohët e fundit alternativat pa tym, FDA, Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, ka publikuar së fundmi një listë të ndryshimeve mes cigareve tradicionale, duhanit me ngrohje dhe cigareve elektronike.

Cili është ndryshimi midis cigareve, duhanit me ngrohje dhe cigareve elektronike?

Një cigare përbëhet kryesisht nga gjethet e duhanit të mbështjella në një letër të hollë. Mund të përmbajë gjithashtu një filtër, shtesa kimike ose përbërës të tjerë. Përdoruesi ndez majën e cigares për të djegur duhanin dhe thith tymin përmes skajit të pandriçuar.

Duhani pa djegie përbëhet nga një burim ngrohjeje dhe fija e duhanit. Duhani mund të mbështillet me letër, gjë që e bën atë të ngjashëm në pamje me një cigare. Sidoqoftë, duhani ngrohet në një temperaturë më të ulët sesa një cigare e djegur për të krijuar një aerosol që përdoruesi e thith.

Një cigare elektronike përdor një lëng që mund të përmbajë nikotinë (zakonisht rrjedh nga bima e duhanit), glicerinë, glikol propilen, aromatizues dhe përbërës të tjerë. Pajisja ka një burim elektrik të nxehtësisë që ngroh lëngun për të krijuar një aerosol që thithet nga përdoruesi.

Si funksionon duhani pa djegie?

Ekzistojnë dy lloje të duhanit pa djegie që aktualisht lejohen të shiten në SHBA. I pari i cili ka qenë në tregun amerikan që prej viteve 1990, përdor një majë karboni të mbështjellë me fibra qelqi. Përdoruesi ndez majën e karbonit, i cili ngroh duhanin e tharë brenda në një temperaturë që nuk bën që produkti të krijojë hi ose të digjet në tërësi.

Ndërsa produkti tjetër pa djegie, që ka marrë së fundmi autorizimin e FDA në prill 2019 përbëhet nga një pajisje elektronike ngrohëse dhe fije duhani të mbështjella me letër. Përdoruesi vendos fijen në pajisjen elektronike të ngrohjes, e cila përmes një tehu qeramike ngroh duhanin, duke krijuar një aerosol.

Po në lidhje me llojet e tjera të produkteve të duhanit me ngrohje?

Ekzistojnë një larmi produktesh që informalisht mund të njihen si produkte të duhanit me ngrohje që nuk përshtaten lehtësisht në kategoritë e produkteve të miratuara. Produktet e shitura aktualisht në tregjet globale mund të funksionojnë në mënyra të ndryshme. Për shembull, këto produkte ngrohin në temperatura të ndryshme, mund të përmbajnë përbërës të duhanit të thatë, të njomë ose të lëngshëm dhe shfaqen në një larmi formash.

Por FDA sqaron se nëse një produkt duhani përmbush përkufizimin ligjor të një cigareje, dhe duhani nuk ngrohet në një temperaturë të lartë për të shkaktuar djegie, produkti aktualisht do të kategorizohet si një duhan me ngrohje dhe do të rregullohet ligjërisht si një cigare. Llojet e produkteve të duhanit me ngrohje aktualisht të autorizuara për shitje në SH.B.A. janë të gjitha pjesë të kategorisë së duhanit pa djegie.

A është duhani pa djegie më i sigurt se cigaret klasike?

Në përgjigjen e tyre FDA sqaron se nuk ka asnjë produkt të sigurt duhani. Duhani pa djegie mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të dëmeve që lidhen me duhanin për duhanpirësit e rritur që kalojnë plotësisht nga cigaret klasike. Ata theksojnë se të gjitha produktet e duhanit mund të çojnë në varësi nga nikotina.

(Foto: Sarah Johnson/ blacknote.com)

Duhani
Share. Facebook
Previous Article1 prilli – sot shënohet Dita e Gënjeshtrave
Next Article Gjermania nga 1 qershori lehtëson edhe më shumë procedurat për punësim

Related Posts

Moti sot

9. Juni 2025

AUV: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore

1. Juni 2025

Zbulohet arsyeja e ndarjes se Jozit dhe Loredanës

1. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.