Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Erdogan: Irani po mbron veten

18. Juni 2025

Rusia kërcënon SHBA-në: Mos guxoni as ta mendoni për ta ndihmuar Izraelin…

18. Juni 2025

Gresa Pallaska përfundon në spital

18. Juni 2025

Nëna nga Prishtina që po “lufton” me sistemin maqedonas, kërkon kujdestarinë e fëmijëve të saj

18. Juni 2025

Tre qytetarë shqiptarë të evakuuar nga Izraeli mbërrijn

18. Juni 2025

Vserlo akuzon Gjestin për blerje shikimesh: Youtube bllokon klikimet e blera

18. Juni 2025

Superushqimet që rrisin energjinë dhe përmirësojnë përqendrimin

18. Juni 2025

Përplasje para seancës gjyqësore në Suharekë: Një person e sulmon tjetrin me mjet të fortë

18. Juni 2025

Ariana Grande humb personin e dashur të familjes

18. Juni 2025

Tesla prezanton një model të ri X

18. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Ku kushtojnë më shtrenjtë hotelet e restorantet në Europë, ja si renditet Shqipëria
Lajme

Ku kushtojnë më shtrenjtë hotelet e restorantet në Europë, ja si renditet Shqipëria

12. August 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Pushimet nuk janë më vetëm det dhe rërë. Shtimi i linjave ajrore me kosto të ulët dhe i destinacioneve nga aeroporti ka bërë që të zgjerohet ndjeshëm gjeografia e udhëtimeve kudo nëpër Europë. Por, nëse bileta për të shkuar në një destinacion në Europë mund të kushtojë lirë, duhet të bëni llogaritë dhe për qëndrimin dhe ushqimin që do të konsumoni në restorante. Treguesi i Eurostat për Indeksin e Çmimeve sipas fuqisë blerëse për hotele e restorante jep një ide se cilat janë shtetet ku fjetja dhe ushqimi kushtojnë më lirë.

E fillojmë me Shqipërinë. Ndonëse mund të jenë rritur së fundmi, sidomos në Jug, vendi ynë renditet i dyti në Europë pas Maqedonisë së Veriut për çmimet më të lira për hotele e restorante, të cilat janë sa 49.3% e mesatares europiane (Maqedonia e Veriut 47.4%). Kjo do të thotë se nëse mesatarisht në Europë do të shpenzoni 100 euro për të fjetur dhe për ushqim në restorant, në Shqipëri e njëjta zgjedhje kushton gati 50 euro. Ndonëse indeksi është rritur në krahasim me 4 vjet më parë, kur ishte sa 45.6% e mesatares europiane, restorantet vendase tërheqin turistë të huaj si për koston e lirë ashtu dhe për kulinarinë e pasur.

Në disa lokale në Bllok, apo te Kalaja, pjesa më e madhe e klientëve janë të huaj. Tek “Era” ka radhë pothuajse gjithmonë kryesisht nga të huajt. Pas Shqipërisë më lirë është Kosova, me 51.1% të mesatares europiane, e ndjekur nga Bullgaria me 51.6% dhe Turqia (57.3%). Në rajon më të shtrenjtat janë Serbia (67.2%) dhe Mali i Zi, ku hotelet e restorantet kushtojnë sa 62.8% e mesatares europiane. Nga destinacionet popullore, më e lira është Portugalia, me 74.3% të mesatares europiane, e ndjekur nga Spanja (83.4%), Greqia (85.4%) dhe Kroacia (90.6%). Kroacia, që pa një mbipopullim të turistëve vitet e fundit është dhe një nga shtetet që është shtrenjtuar më shumë.

Në 2020-n, hotelet e restorantet në Kroaci ishin sa 80% e mesatares europiane.
Italia është pak më e shtrenjtë sesa mesatarja europiane, me 107%. Në nivele të ngjashme janë Gjermania (100.7), Franca (113.4)

Merrni masat kur shkoni në ….

Zvicra është shteti më i shtrenjtë i Europës për ushqim dhe akomodim. Për 50 euro të shpenzuara në Shqipëri, në Zvicër duhet të keni 172 euro. E njëjta gjë për Islandën (166% e mesatares europiane), apo Danimarkën (1525) e Norvegjinë (143%) e Finlandën (129%).

Sa kushtojnë hotelet e restorantet

Sipas të dhënave të tjera të Numbeo, në Shqipëri një vakt për dy persona në një restorant me tre pjata kushton 49 dollarë. Në Zvicër, kjo drekë do ju kushtojë 127 dollarë, që është në fakt më e shtrenjta në botë. Në Itali i njëjti vakt shkon 65 dollarë. Në Greqi nuk ka shumë ndryshim nga Shqipëri, me drekën që arrin në 55 euro. Shqipëria konkurron me çmimet më të lira të akomodimit. Në Tiranë, mund të gjesh një hotel apo apartament luksoz me 4 yje afër qendrës në 17-18 gusht edhe me 50-80 euro.

Sipas një kërkimi në booking, psh në Hotel Tirana, me katër yje, një natë për dy persona kushton 86 euro, ndërsa Marriot hotel me 5 yje e ka një natë 149 euro dhe në Maritim Plaza 148 euro, që janë më të shtrenjtët në kryeqytet. Në Romë, afër qendrës, për të njëjtat data, hotelet me 3 yje janë mesatarisht 100-150 euro, ndërsa ato me 4 e 5 yje variojnë mesatarisht 150-300 euro nata./Monitor

Europë Hotele
Share. Facebook
Previous ArticleHoroskopi ditor për sot, e Hënë 12 Gusht
Next Article Nervozohet Capital T, merr vendimin e papritur për gazetarin Robert Bojaj

Related Posts

Nëna nga Prishtina që po “lufton” me sistemin maqedonas, kërkon kujdestarinë e fëmijëve të saj

18. Juni 2025

Tre qytetarë shqiptarë të evakuuar nga Izraeli mbërrijn

18. Juni 2025

Përplasje para seancës gjyqësore në Suharekë: Një person e sulmon tjetrin me mjet të fortë

18. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Erdogan: Irani po mbron veten

Read More

Rusia kërcënon SHBA-në: Mos guxoni as ta mendoni për ta ndihmuar Izraelin…

Read More

Gresa Pallaska përfundon në spital

Read More

Nëna nga Prishtina që po “lufton” me sistemin maqedonas, kërkon kujdestarinë e fëmijëve të saj

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.