“Ku je”, kënga më e re nga Estto
Artisti nga Peja, Estto, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Ku je” mban titullin kënga më e re e tij, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Tekstin dhe muzikën e ka realizuar vet këngëtari, kurse tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat sociale. Estto (Foto: YouTube) Projekti flet po ashtu për një dashuri të humbur, ku është trajtuar në mënyrën më të mirë nga Estto.
Estrada Shqiptare Ernest Zeka (emri i vërtetë) shquhet për vokalin e veçantë dhe falë kësaj ka arritur të zë një vend edhe tek publiku.