Françeska Murati vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar pas përfundimit të Big Brother Vip 3 dhe duket se ka plane të zhvendoset në Shqipëri. Ajo është angazhuar edhe në projekte televizive ku së fundmi e kemi parë në panelin e jurisë së “She’s On Top”.
Ish-banorja është shpesh aktive në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit momente nga puna dhe përditshmëria me familjen në Shqipëri. Sot ajo ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve të tyre, ku nuk munguan dhe ato për partnerin e saj Ergysin.
Një nga pyetjet që ka tërhequr vëmendjen e ish-banores është edhe arsyeja pse ajo nuk e publikon imazhin e tij, ose janë ndarë.