Kryetari Rama: Për 39 ditë do ta kryejmë punën në Rrugën ‘Muharrem Fejza’
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në rrugën me namin e keq në kryeqytet, ‘Muharrem Fejzën’.
Ai tha se sot 39 ditë, kjo rrugë do të çlirohet.
“Jemi në rrugën Muharrem Fejza, ka qenë premtim që do ta bëjmë zgjidhjen. Rrugën e kemi gjetë në gjendje shumë të keqe. Kemi marrë komunën në dhjetor, në dimër, kemi bë prej atëherë deri tash, jemi marrë me cështjen e shpronësimit, negociimit më pronarë, me ta nuk ishte marrë askush përpara. Për fat të mirë, kemi ardhe te pajtimi, ku jemi duke bë zhvendosjen e kabinave që do t’na lejojë përfundimin e rrugës Muharrem Fejza. Krejt rruga përpjetë andej ka qenë në një gjendje shumë të keqe, ne kemi marrë masa menjëherë për me shtru me zhavor sepse gjatë kohës me temperature nën zero, nuk mundesh me kry punë të tjera. Tash që jemi në pranverë, koha ka fillu me u përmirësu, jemi me temperature në plus, kemi një tempo të zhvillimit në Muharrem Fejza. Kemi 40 ditë, 39 prej sot deri në përfundimin e rrugës Muharrem Fejza. Për 39 ditë do ta kryejmë këtë proces”, tha Rama.