Kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi” SH.A, ka njoftuar se do të bëjë procedimin e borxheve në procedurën përmbarimore te përmbaruesit privatë.
Procedimi i borxheve do të bëhet për klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve, përfshirë edhe institucionet publike të cilat kanë borxhe për faturat e mbeturinave.
Sipas njoftimit të KRM-së, afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të faturës së mbeturinave është deri më 6 shtator, në ora 16:00.
“Po ashtu, njoftojmë gjithë klientët që kompania “Pastrimi”, ofron mundësinë e marrëveshjes për riprogramim të borxheve me këste deri 12 muaj.
Ju bëjmë thirrje gjithë klientëve të kompanisë “Pastrimi”, SH.A që të përmbushin obligimet e tyre që kanë ndaj kompanisë sonë, sepse në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e papaguara pas datës 06 Shtator 2024 do të procedohen te përmbaruesit privatë” thuhet në njoftim.